Pas reshjeve të shiut, një pjesë e madhe e qytetarëve janë përballur me vërshime të ujit nëpër rrugë, gjë që ka shkaktuar vështirësi në qarkullim të automjeteve.
Gjendja e njëjtë e ka përcjellur edhe Komunën e Podujevës, ku rruga kryesore është mbuluar nga uji.
Duke marrë parasysh se kjo rrugë nuk është asfaltuar tash e një kohë të gjatë, vozitësit dhe kalimtarët është dashur të përballen edhe me baltën e krijuar pas reshjeve të shiut, shkruan Ballkani.info.
Sipas qytetarëve, kjo është e vetmja pjesë e rrugës e pa asfaltuar dhe nuk i dinë arsyet pse ka ndodhur kjo vonesë. /Ballkani.info










