Podujeva bëhet gati ta ndihmojë Ukrainën (VIDEO)

Podujeva e vogël po bëhet gati ta ndihmojë Ukrainën e madhe.

Në komunë thanë se kjo po bëhet me kërkesën e ushtarëve të shtetit nga lindja e Evropës, që janë me detyrë në Kosovë, njofton Klan Kosova.

Pushteti lokal nuk kanë mjete për t’i dërguar ndihma ukrainës ukrainës, por zyrtarë të tij konfirmuan se angazhimin në aspektin human e kanë prioritet.

Ka llapjanë që nuk e kanë ndërmend të kursejnë për këtë mision, por, ka edhe të tillë që ka nuk e kanë plan të japin asnjë cent për shtetin e pushtuar nga Rusia.

Planet janë që mjetet dhe gjërat që mblidhen të dërgohen në Ukrainë me anë të ushtarëve të këtij vendi, që pritet të rikthehen në vendlindje, pas marrjes së aprovimit për largim nga KFOR-i.