Po transportonin drunj ilegalisht, ndalohen dy persona të dyshimtë në Shtërpce

Dy persona janë ndaluar të martën mbrëma nga Policia e stacionit në Shtërpcë, pasi janë hasur duke transportuar drunj ilegalisht nga Parku Kombëtar Malet e Sharrit në Brezovicë.

Policia njofton se gjithashtu ka konfiskuar dy automjetet për dokumentacion të parregullt për procedura të mëtejme, ndërsa ka lajmëruar edhe zyrtarët nga Drejtoria për Administrimin e Parkut Kombëtar (DAPK) “Sharri”, të cilët kanë dalë në vendin e ngjarjes.

Këta të fundit kanë shqiptuar fletëparaqitjet ndaj dy të personave për transport ilegal dhe drunjtë më pas i kanë konfiskuar.

“Policia Rajonale e Ferizajt, po bënë përpjekje të vazhdueshme në bashkëpunim edhe me rojet e pyjeve në parandalim të prerjes, transportit dhe shitjes ilegale të drunjve”, thuhet në komunikatën për media.

“Policia fton qytetarët për bashkëpunim, nëse kanë informacione rreth prerjes, transportit apo shitjes ilegale të drunjve, të njoftojnë menjëherë policinë, stacionin më të afërt, apo përmes aplikacionit digjital ‘Lajmëro Policinë’ dhe në numrat kujdestarë : 192,0290/326-250 & 0290/322-406, policia do të reagojë menjëherë. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë”.