“Po të isha në BBV do lidhesha me Kristin”, këngëtarja befason me deklaratën

Ditën e sotme në rubrikën “Tortuar” të emisionin “E Diell” kanë qenë të ftuar disa ish-banorë të edicionit të parë dhe të dytë.

Teksa diskutonin në fund të bisedës, ka pasur disa flirte midis Antonela Berishës dhe Kristit.

Kristi i bëri komplimente Antonelës, e cila në fund të bisedës bëri një deklaratë të papritur.

“Po të isha me ty në BBV, mund të krijoja diçka me ty”, u shpreh Antonela.

Më pas shtoi se “Olta Gixhari nuk do kishte shans që të hynte në territorin e saj”.

Teksa Edi Manushi i tha Kristit që t’i thoshte Berishës ndonjë fjalë në frëngjisht që ta bënte për vete dhe ai i tha:

“Je një bukuri e egër”.