Plisat: Finalja Feronikeli – Trepça’89 është e kurdisur

Nesër zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në futboll ku ndeshën Feronikeli e Trepça’89. Ky takim përveç trofeut të Kupës është shumë i rëndësishmë pasi fituesin e dërgon në garat e Ligës së Evropës.

Gjithsesi, tash Freonikeli veçse e ka siguruar daljen në Evropë pasi është shpallur kampion dhe ky takim sa i përket arenës ndërkombëtare nuk qonë shumë peshë për skuadrën dreniase, dhe kjo është arsyeja që tashmë të dalin shumë zëra për një kurdisje të mundshme.

Të kujtomë se nëse Feronikeli e fiton Kupën do të jetë Prishtina ajo që do të dalë në Evropë si skuadra e dytë në tabelë, dhe kjo ka bërë që tifozët e Prishtinës, Plisat, të dyshojnë se Feronikeli t’ja lëshojë lojën Trepçës’89 dhe atë vetëm me qëllim që ta dëmtojë Prishtinën.

“Neser osht finalja e kupes te Kosoves , krejt njerzit po thojn qe osht e kryme loja fiton Trepqa9, amo edhe un jom me Trepqen89 me fitu ksaj radhe. Shkurt e shqip Prishtina nuk ka nevoj per kerkon hiq e dina krejt qe krejt qytetet gati jan kan kunder Prishtines edhe federata kunder Prishtines , besoj me u ndrru ket vit shum sene edhe mos me pas dollovere”, ka shkruar kryetari i Plisave Albert Kastrati.