Elvana Gjata ka dhënë një mesazh pas Festivalit.
Këngëtarja Elvana Gjata ishte e preferuara e publikut për ta fituar çmimin kryesor në Festivalin e këngës në RTSH.
Pasi u rendit e dyta reagimet kanë qenë të shumta nga fansat e saj e publiku në përgjithësi mirëpo vetë këngëtarja e ka uruar Arilena Arën nëpërmjet një postimi në Instagram.
E tani me një tjetër postim ka vendosur t’i falënderoj bashkëpunëtorët e saj stilistit Valdrin Sahiti dhe Dj Andy Gramm.
Ajo ka lënë po ashtu një mesazh se pavarësisht që nuk u zgjodh për ta përfaqësuar Shqipërinë në Euriovizon po punon pareshtur dhe gjëra të reja sigurisht ‘bombastike’ po vijnë.
“Jam mirenjohese per ju cdo dite!
@andygramm Je vellai madh qe punon me mish e shpirt pa u ndalur! Ti je frena une gazi.
@valdrinsahitiofficial vllai vogel i cmendur, plot jete dhe energji pozitive! Motorr i vertet!
Faleminderit me gjithe zemer per gjithcka qe beni per mua! Do jem gjithmone aty per ju! S’mund të pres për të ardhmen Plasje te reja temthi ju presin Ju dua familja ime!”, ka shkruar ajo.







