“Ndaje ose haje”

“Plas sherri” mes Robertit e Zajminës me Ronelën LIVE

Dje, Robert Berisha, Zaimina Vasjari dhe pak momente më vonë, Ronela Hajati u ngatërruan me këmbët e tyre në një bisedë mbi pagesa e koncerteve. Nuk flitet për rrogat për një arsye dhe nëse doni ta shihni atë arsye në veprim, vijoni më poshtë.

Në segmentin “Ndaje ose haje”, Zaimina supozohej t’i bënte një pyetje Robertit, por sipas saj, pyetja duhej riformuluar pak. “Cila është pagesa më e ulët që ke marrë ti në një koncert,” e pyet ajo. Në letër shkruhej “cila është pagesa më e lartë që ke marrë ti në një koncert,” por siç tha Zaimina, Roberti do ta tregonte pa u menduar fare.

Roberti iu përgjigj të dyja pyetjeve, edhe asaj në letër, edhe asaj të riformuluarës nga Zaimina. Përkatësisht, 300 dhe 3000 euro.

“Shumë pak, shumë pak… në kohën time, pa 5000 [euro] nuk shkonim,” i kthehet Zaimina me të qeshura. “Po unë këndoj nga e hëna në të shtunë, ju një herë në jetë,” godet Roberti. “Më mirë pak e saktë,” përpiqet sërish Zaimina shkruan anabel.

Ronela, nga ana tjetër e tavolinës, tentoi të shpëtonte situatën duke thënë se kur këndonte Zaimina, Roberti s’ishte fare pjesë e tregut muzikor. “Në vitin 1994, unë kam ardhur në sheshin Skënderbej nga Kukësi pas 14 orësh rrugë për të bërë muzikë. Nëse po flasim për muzikë,” tha Roberti. “Vazhdojmë, o këngëtare playback-u.” “Mua të më vish anës ti e të tërë,” i kthehet Ronela sërish me të qeshur.