Plas “lufta” mes Sarës dhe Sindit, vajzat ironizojnë njëra-tjetrën në rrjete sociale

Sindi ishte e ftuar mbrëmjen e djeshme në emisionin “Në pranga”, në të cilin foli gjatë për konkurrentët e “Për’puthen” dhe rrugëtimin e saj në emision.

Në momentin që u shfaq fotografia e Sarës, Sindi nuk preferoi të fliste, duke u shprehur: “Pse na përmendi emra të tillë në këtë orë të ditës. Na e shpifët“.

Kjo deklaratë duket se Sarës nuk i ka pëlqyer aspak dhe menjëherë ka thumbuar Sindin në rrjete sociale.

“Zonjushë Sind Minioni normal që do ta shpifi Sara se mirë Atdheun ta hoqa nga harta, por edhe Gelin që mendove që kishte çerek shansi s’të lashë ta shijoje takimin deri në fund. S’ke faj edhe unë po të isha në vendin tënd do e urreja veten time”, shkruan Sara në një postim në Instagram.Reklamë

Mirëpo edhe përgjigja nga Sindi nuk ka vonuar shumë.

Sindi i ka rikujtuar Sarës intervistën që ajo ka bërë me Antonelën, në të cilën u shpreh se Atdheu pëlqente më shumë brunet se bjondet dhe se ato të dyja ishin lodhur kot.

Gjithashtu Sindi ka postuar një pjesë nga intervista e Atdheut në emisionin “Në pranga”, në të cilën shprehet se ka shumë respekt për Sindin.

“Më fal çfarë më kishe marrë ti nga kjo etapë e mbyllur?! Që zgjati 2 javë. Këtë kishe marrë?! Je e vogël Sarushe, ti je veterane e eksperiencave dhe je shumë e zgjuar po më minionin e vogël je içik si shumë larg… Këto janë fjalët dhe çfarë mbahet mend për mua në rrugëtimin tim thënë nga fiksimi yt dhe i të gjithëve… ndërsa nga ty mbahet mend vetëm e qeshura jote e mrekullueshme. Nuk e kuptoj pse ju vjen kaq habi kur fjalët që unë kam thënë dje në emision, ti i ke thënë për mua në një live në Instagram. Ti mund të flasësh çdo gjë?! Dhe unë mos të flas se pastaj i bie që po sulmoj femrat?! Unë nuk reagova në moment, gjeta momentin e duhur dhe e thashë… ty të dogjën fjalët e tua? Do vëmendje?! Apo do pak followers real?! Edhe njëherë që mos t’ju djegi fare… Unë Atdheun e kam shok shumë të mirë dhe ai më ka shoqe po ashtu, ndryshe nga ty. Dhe nuk më ke marrë asgjë se po të ishte i imi s’do kishe shanse jo ti po asnjë të ma merrte… prandaj rrugën e keni të lirë”, shkruan Sindi në kundërpërgjigjen e saj.