Plagoset një person në Prishtinë

Një person i gjinisë mashkullore ka pranuar ndihmë mjekësore pasi është plagosur me armë zjarri nga dy të panjohur.

Sipas mjekut, viktima është plagosur në këmbë dhe është jashtë rrezikut për jetë.

Në vendngjarje janë konfiskuar dy gëzhoja, teksa nuk raportohet për të arrestuar.

VRASJE NË TENTATIVË/ Rr. Shkupi, Prishtinë  21.08.2021 – 23:15. Viktima mashkull kosovar ka kërkuar ndihmë mjekësore në QKUK, pasi që ishte qëlluar në këmbë me armë zjarri nga dy persona të pa njohur. Sipas mjekut, viktima është jashtë rrezikut për jetë. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe konfiskuar dy gëzhoja.