Plagoset një person në Pejë

Një person është plagosur me armë zjarri në Pejë.

Policia e Kosovë përmes raportit 24 orësh ka njoftuar se viktima është dërguar për trajtim mjekësor në spital dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë.

VRASJE NË TENTATIVË/Pejë  22.01.2023 – 05:15. Është raportuar se viktima mashkull kosovar është plagosur me armë zjarri, me ç’rast është dërguar në emergjencë për tretman mjekësor dhe sipas mjekëve është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e PK-së.

Sipas Policisë lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për procedurat e mëtutjeshme.