Mitrovicë

Plagoset një person në Mitrovicë

Në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, një zingjir dore dhe çelësat e veturës së viktimës Një person është gjetur i plagosur në rrugën “Lah Nimani” në Mitrovicë.

Policia e Kosovës ka njoftuar se menjëherë pas marrjes së informacionit të gjitha njësitet relevante kanë dalur në vendin e ngjarjes dhe kanë konstatuar se ka të bëjë me një rast “vrasje në tentativë” dhe në vendin e ngjarjes është gjetur një gëzhojë, një zingjir dore dhe çelësat e veturës së viktimës.

Viktima pas tretmanit fillestar, është dërguar në QKUK për trajtim mjekësor. Në kuadër të veprimeve të saj Policia me një intensitet të shtuar ka ndërmarrë një varg veprimesh operative-hetimore, ku personat e dyshuar janë të njohur për Policinë dhe është duke u punuar për lokalizimin e vendndodhjes së tyre, si dhe është zgjeruar rrethi i hetimit në përpjekje për të ndriçuar dhe sqaruar të gjitha rrethanat që kanë të bëjnë me rastin.

Ballkani.info ka tentuar të bisedojë me Zyrën e Informimit të Policisë, por ende nuk ka pranuar përgjigje. /Ballkani.info/