Policia e Kosovës ka njoftuar se një grua është goditur nga një plumb bredharak.

Në raportin 24 orësh thuhet se viktima është dërguar për trajtim në QKUK.

“LËNDIM I LEHTË TRUPOR/Prishtinë 01.01.2023 – 00:45.  Është raportuar se nga një plumb bredharak është goditur viktima femër kosovare e  cila është dërguar në QKUK për tretman mjekësor”, thuhet në raportin e PK-së.

Rasti është duke u hetuar./Ballkani.info