Plagoset një 23-vjeçar në Mamushë

Një 23 vjeçar është plagosur në Mamushë në mbrëmjen e së shtunës.

Rastin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, Saqir Bytyqi, i cili tha se ngjarja ka ndodhur pas një konflikti mes dy familjeve.

“Tetë apo nëntë persona familjarë mes vete, kanë shkuar mes vete në një lokal në Mamushë. Aty e kanë sulmuar viktimën F.M dhe familjarët e tij. Njëri nga të dyshuarit ka gjuajtur me armë zjarri dhe e ka plagosur viktimën I.B, 23 vjeç”, tha Bytyqi.

Ai tha më tej se policia po e heton rastin.

“Rasti është cilësuar si Vrasje në tentativë”, tha ai.