Plaçkitet një qendër tregtare në Gjilan

Të hënën në ora 04:15 të mëngjesit ka ndodhur një plaçkitje në një qendër tregtare në rrugën “Zija Shemsiu” në Gjilan, njofton Policia e Kosovës.

Viktima ka raportuar se tre të dyshuar të maskuar kanë kryer grabitje në një qendër tregtare e më pas me një veturë janë larguar në drejtim të panjohur.

Nuk raportohet për të lënduar.

loading…