Plaçkitet një pompë derivatesh në Rahovec

Të shtunën rreth orës 21:40, dy persona kanë raportuar se derisa ishin duke punuar në një pompë derivatesh, janë plaçkitur nga dy të panjohur.

Të dyshuarit e kanë kryer veprën nën kërcënimin e armës dhe janë larguar në drejtim të panjohur.

Rasti mbetet duke u hetuar nga njësitë përkatëse.

loading…