Plaçkitet Alex Rodriguez, vlera e gjërave të humbura shkon në gjysmë milionë dollarë

Alex Rodriguezi shkoi për të ndjekur ndeshjen e bejsbollit, kur u kthye gjeti veturën bosh.

Alex Rodriguez të dielën kishte udhëtuar me makinë në drejtim të San Franciscos për të përcjellë ndeshjen Giants-Phillies.

Pas që u kthye nga ndeshja partneri i Jennifer Lopez vuri re se është plaçkitur dhe vlera e gjërave të humbura shkon deri në gjysmë milionë dollarë. Raportimet thonë se në makinën me qira bejsbollisti kishte bizhuteri, një laptop, dhe pajisje tjera elektronike të cilat u vodhën gjatë plaçkës.

Ngjarja ka ndodhur në dhjetë të mëngjesit dhe policët lokal e kanë bërë primare zbardhjen e kësaj çështje.

loading…