Pjesë të serialin që mori 7 çmime “Emmy” janë xhiruar në një vend afër Kosovës

Seriali i HBO “Succssesion”, i cili natën e ndarjes së çmimeve “Emmy” fitoi shtëtë prej tyre, në të cilën ishte edhe çmimi “Drama më e Mirë”, disa nga pjesët e sezonit të dytë i ka xhiruar në Kroaci.

Në kategorinë e serive dramatike, ajo gjithashtu fitoi një çmim Emmy për aktorin më të mirë, të ftuarin më të mirë, kastin më të mirë, regjinë më të mirë, skenarin më të mirë dhe montazhin më të mirë.

Sezoni i dytë u xhiriua për 12 ditë në Kroaci gjatë korrikut të vitit të kaluar, kryesisht në një jaht në Cavtat dhe në ishujt Korcula dhe Shipan. Pjesë të tjera gjithashtu u xhiruan në Zagreb dhe Rijekë.

Kroacia në atë pjesë të serisë paraqitet si një vend origjinal, një destinacion që familjet zgjedhin për pushime.

Gjithsej 613 njerëz kanë punuar në film në Kroaci, nga të cilët 595 ishin shtetas kroatë.

Krijuesi i serialit është Jesse Armstrong.