Pite me mish të bluar dhe djathë të grirë

Hidhjani një sy recetës më poshtë dhe gatuajeni, pse jo? Me shije!

Përbërësit:

– 2 vezë;
– 200 miligramë jogurtë;
– 150 – 200 gramë mielli misri;
– 100 gramë miell të bardhë;
– 50 mililitra ujë;
– 10 gramë tharmë;
– ½ qeskë pluhur për ëmbëlsira;
– 1 tufë qepësh të reja;
– 200-250 gramë mish të bluar;
– kripë;
– piper.

Përgatitja:

Qepën priteni dhe fërgojeni në vaj. Pastaj shtoni mishin dhe fërgojeni pak. Qitni erëza.

Tundni vezët me mikser, shtoni miellin e misrit, miellin e bardhë dhe përzieni me pluhurin e ëmbëlsirave.

Shtoni jogurtin, gjysmën e djathit dhe mishit të bluar. Lëreni edhe pak mishin. Pastaj të gjitha përzieni.

Qitni në tepsi të lyer me vaj të dimensioneve 30 x 20 cm.

Sipër thërrmoni djathin e mbetur dhe përhapeni mishin e mbetur.

Piqeni në 220 gradë Celsius rreth 45 – 50 minuta.

Ju bëftë mirë