Petka Korçe me salcë patëllxhanësh

Për këdo që adhuron patëllxhanët, por që në këto ditë vape do të hajë lehtë, ja një pjatë thuajse vegane me tul patëlxhanash, vaj ulliri dhe limon. Petkat e Korçës nuk na kanë dalë kurrë kaq të mira. 

Receta nga Luga e argjendtë

Për 4 persona

• 2 patëllxhanë (tuli dhe prerë në forma kubike, pa lëkurë)
• 250 g petka Korçe nga Luga e Argjendtë
• 1 kokërr limoni organik (lëkura e grirë dhe lëngu)
• 1 thelb hudhër
• 4 lugë gjelle vaj ulliri ekstra i virgjër
• Kripë,
• Piper sipas dëshirës

Përgatitja: Në një tigan shtojmë 3 lugë gjelle vaj ulliri dhe karamelizojmë patëllxhanët dhe hudhrën. Shtojmë pak kripë dhe përziejmë mirë patëllxhanët derisa të zbuten. Shuajmë me lëgun e limonit patëllxhanët e kaurdisur dhe u shtojmë kripë dhe piper. Në një tenxhere të thellë, shtojmë ujë dhe pasi ky i fundit të ketë valuar, shtojmë kripë sipas dëshirës. Shtojmë disa pika vaj ulliri dhe më pas ziejmë për 2-3 minuta petkat. Kullojmë petkat dhe i shtojmë në tiganin ku është përgatitur më parë salca e patëllxhanëve. Largojmë thelbin e hudhrave. Përzjejmë mirë petkat dhe salcën në tigan. Shtojmë petkat me salcë patëllxhani në pjatë dhe e aromatizojmë me lëkura limoni, gjethe të freskëta nenexhiku dhe pak vaj ulliri.