Lulzim Hetemi

Peticioni për shkarkimin e Lulzim Hetemit dorëzohet në Leposaviq

Kryetarit të Kuvendit Komunal në Leposaviq i është dorëzuar peticioni i nënshkruar nga qytetarët serbë për shkarkimin e kryetarit të kësaj komune, Lulzim Hetemit.

Këtë e kanë konfirmuar për Tanjug anëtarët e grupit që ka inicuar këtë peticion. Ata kanë thënë se kanë mbledhur nënshkrime më shumë sesa nevojiteshin, pra më shumë se 2689, që është 20 për qind e numrit të përgjithshëm të votuesve të regjistruar në Leposaviq.

Paraprakisht, kryesuesi i Kuvendit Komunal në Komunën e Mitrovicës së Veriut ka konfirmuar për Express se janë mbledhur nënshkrimet e nevojshme dhe se peticioni i është dorëzuar edhe atij.

Sot është afati i fundit që peticionet e ngjashme të dorëzohen edhe në Zubin Potok.