Peshku meksikan që rigjeneron zemrën e tij, shpresë për ata me probleme të zemrës

Një peshk meksikan që mund të riparojë zemrën e tij, është shpresë e ardhshme për njerëzit me sëmundje kardiovaskulare.

Shkencëtarët zbuluan një gjen që mund të jetë çelësi i aftësisë së peshkut për të rigjeneruar indet e zemrës.

I njëjti gjen,  i quajtur Irrc10, është i pranishëm tek njerëzit dhe studiuesit në Universitetin e Oksfordit thonë se gjetjet e tyre të reja kanë potencial për të ndryshuar jen e pacientëve të sulmeve të zemrës.

Mbi gjysmë milion njerëz në Britani të Madhe po jetojnë me probleme në zemër, shpesh si pasojë e një sulmi në zemër, sipas Fondacionit britanik të zemrës, i cili financoi këtë hulumtim.