Peshkatari gjen kokën e një peshkaqeni, dyshohet që trupi i është ngrënë nga një krijesë gjigante

Një peshkatar australian e ka nxjerrë nga uji i detit kokën e një peshkaqeni. Kjo ka ngjallur spekulime se trupi i peshaqenit mund të jetë ngrënë nga një krijesë edhe më e madhe.

Peshkatari i quajtur Jason e gjeti kokën e peshkaqenit në ujërat e rajonit të Uellsit Jugor të enjten e kaluar.

Ai e ka publikuar një fotografi të kokës së peshkaqenit, duke thënë se gjahu i mëngjesit ishte diçka e çmendur.

“Për fat të keq, nuk e kemi parë krijesën që e ka ngrënë peshkaqenin, por ajo sigurisht ka qenë shumë e madhe. Vetëm koka e peshkaqenit peshon rreth 100 kilogramë”, tha ai.