Pesë kuti me trëndafila të kuq në formë zemre ,Tayna merr surprizën speciale

Tayna është padyshim një nga reperet që me suksesin e saj goditi si një meteor të gjithë tregun muzikor, duke arritur që vetëm në një kohë të shkurtër të krijojë hit-e të paharrueshme.

Këngëtarja nuk ka si të mos jetë mirënjohëse ndaj publikut, ndaj ndjekësve të saj që e kanë çuar suksesin e saj deri në këtë pikë.

Për karrierën e saj flitet gjatë për jetën private ende nuk dihet asgjë.

Së fundmi, ditën e sotme reperja ka marrë dhuratën më të ëmbël, një surprizë mjaft romantike që me siguri të gjitha femrat do ta dashuronin.

Në foton e publikuar në Instastory shihen 5 kuti me trëndafila të kuq në formë zemre që formojnë emrin e reperes ‘Tayna’.

Tayna ka preferuar të mos e zbulojë personin që i ka bërë këtë surprizë, por siç duket ndihet shumë e lumtur për këtë gjest.

loading…