Pesë këshilla për të qenë të shëndetshëm këtë vjeshtë

Ditët e nxehta verore dhe frutave të freskëta të kësaj sezone pothuaj kanë përfunduar. Më poshtë po përmendim disa këshilla për të forcuar sistemin imunitar dhe për të bërë një jetë të shëndeshme në stinën e re.

1.Gjithmonë blini pemë dhe perime sezonale

Me ardhjen e vjeshtës është koha të ndryshoni dietën tuaj dhe të shijoni kënaqësitë që ofron vjeshta. Kungujt e freskët, patatet e ëmbla, gështenjat, mollat, kumbullat, dardhat, fikët, boronicat e kuqe, janë vetëm disa nga mënyrat për pasuar mënynë tuaj ushqimore.

2.Ushqehu me ngjyrat e vjeshtës!

Vjeshta është stina e ngjyrave të ëmbla të tokës; e gjelbërta e mbyllur, e vërdha e errët dhe portokalli e ndritshme. Ushqimet e vjeshtës janë ushqyese dhe me plot ngjyra. Duhet ditur se, sa më me ngjyra të  jetë fruti, aq me e mirë është për shëndetin dhe sistemin imunitar.

3.Ngritja e imunitetit

Me ndryshimin e sezonës, është koha e duhur për të rritur sistemin imunitar.

Sa herë të kemi nevojë për të rritur imunitetin duhet shikuar me vëmendje natyrën. Të pish shumë ujë të freskët, ushqime të freskëta, të papërgatitura, hudra, probiotikët, Vitamina B, C dhe D, E3, këpurdhat, zinku, propolisi dhe mjalti Manuka janë vetëm disa prej zgjidhjeve.

4.Ushtrime të lehta fizike

Në verë, është kenaqësi e vërtetë të kalosh kohë jashtë, në natyrë. Disa vrapojnë, të tjerë notojnë apo ecin përgjatë bregdetit.

Mos lejoni që temperaturat e ulëta të ju privojnë nga këto kënaqësi të shëndetshme. Mund të bëni ecje në mbrëmjë, joga në shtëpi apo ndonjë klasë vallëzimi. Duhet pregatitur trupin për muajt e ftohtë të dimrit, dhe më e mira e mundshme është të gjeni mënyrën e preferuar për të aktivizuar trupin.

5.Jeto në harmoni me stinën

Kur stinët ndryshojnë, duhet bërë ndryshime edhe në stilin e jetës dhe përzgjedhjet. Ditët e shkurtëra dhe netët e gjata mund të jenë arsyetim për të kaluar më shumë kohë me veten.  Të rrish me pizhame, mbështjellur me batanie, duke parë filma apo lexuar libra apo dëgjuar muzikë mund të jetë kënaqësi e një forme më ndryshe.