Këshilli për çështje Urgjente i Federatës malazeze të futbollit do të takohet sonte pas ndeshjes më Kosovën, ku zyrtarisht do të largohet përzgjedhësi serb, Lubisha Tumbakoviq.

Ditët dramatike në kombëtaren malazeze kanë rezultuar me vendimin e Tumbakoviqit që mos ta drejtojë ndeshjen kundër Kosovës, pas frikësimeve dhe presioneve që i kishte marrë nga Serbia, transmeton Ballkani.info.

Sipas mediave malazeze, edhe familja e Tumbakoviqit ishte kërcënuar.

Për arsye të njëjta, kundër Kosovës sonte nuk po luajnë as futbollistët e lindur në Serbi, Mirko Ivaniq dhe Filip Stojkoviq.

Tumbakoviq është takuar me presidentin e federatës malazeze, Dejan Saviçeviq dhe ka vendosur të largohet. /Ballkani.info/