Përurohet tuneli dezinfektues kundër Covid-19 në Prishtinë

Si shumë qytete tjera të botës, tashmë edhe Prishtina është bërë me tunel dezinfektues kundër përhapjes së Covid-19.

Përurimi i këtij tuneli është bërë sot rreth orës 15:00 nga kryetari i komunës, Shpend Ahmeti.

“Sot po e promovojmë këtë tunel dezinfektues – po e bëjmë këtu në tendën e Qendrës Kryesore të Mjekësisë Familjare në Prishtinë”.

“Ne e kemi ngritur këtë tende për t’i mbrojtur punëtorët shëndetësorë, por edhe qytetarët”.