Personat që flenë më herët janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës

Sipas një studimi të ri shkencor britanik, personat që flenë herët, veçanërisht midis orës 22:00 dhe 23:00, janë më pak të rrezikuar nga sëmundjet e zemrës, ose goditjet në tru, në krahasim me personat që flenë para orës 10, shkruan The Guardian

Edhe pse ka pasur studime të shumta, lidhja midis kohëzgjatjes së gjumit dhe shëndetit kardiovaskular nuk është studiuar në mënyrë adekuate. Studiuesit, të udhëhequr nga David Plans analizuan të dhënat e 88,026  personave me një moshë mesatare 61 vjeç (43 deri në 79).

Ata u vëzhguan për një javë me një pajisje të veçantë të vendosur në dorën e pjesëmarrësve të cilëve iu kërkua të plotësonin edhe pyetësorët me të dhëna demografike, mjekësore dhe të stilit të jetesës. Më pas u monitoruan për diagnozën e mundshme të infarktit, insuficiencës kardiake, sëmundjes kronike ishemike, goditjes në tru, etj.

Gjatë gjashtë viteve të ardhshme, 3.6% e njerëzve zhvilluan një problem të tillë. Sipas APE-MPE, probabiliteti ishte më i lartë për ata që flinin pas mesnate dhe më i ulët për ata që flinin mes orës 10 dhe 11, raporton abcnews.al

Në krahasim me personat që flinin mes orës 10 dhe 11,  ata që flinin pas mesnate kishin një rrezik mesatarisht 25% më të lartë të sëmundjeve kardiovaskulare në krahasim me ata që flinin midis orës 11 dhe 12. Gratë ishin më të rrezikuara sesa burrat.

“Trupi ka një orë të brendshme 24 -orësh, të quajtur ritmi cirkadian, i cili ndihmon në rregullimin e funksioneve fizike dhe mendore. Megjithëse ne nuk mund të gjejmë një lidhje shkakësore nga studimi ynë, rezultatet tregojnë se koha e gjumit, qoftë shumë herët ose shumë vonë,  ka më shumë gjasa të çrregullojë ritmin cirkadian, duke ndikuar negativisht në shëndetin kardiovaskular”, tha Plans.

Rreziku më i madh është kur flemë pas mesnate. Por lidhja midis kohës së gjumit dhe shëndetit mbetet ende e paqartë. Një shpjegim i mundshëm, tha ai, është se “ka një ndryshim të gjinisë në mënyrën se si sistemi endokrin i përgjigjet një çrregullimi të ritmit cirkadian”.

Në çdo rast, sipas studiuesve, “koha e gjumit duket të jetë një faktor i mundshëm për rrezik kardiovaskular, pavarësisht nga faktorët e tjerë të rrezikut apo cilësia e gjumit.

“Nëse ky studim, konfirmohet nga hulumtime të tjera, atëherë koha dhe cilësia e gjumit mund të jetë një synim shëndetësor me kosto të ulët për të reduktuar rrezikun e sëmundjeve të zemrës”.