Personat me muskuj të dobët janë më të rrezikuar nga vdekja e parakohshme

Të gjitha orët që i keni shpenzuar në palestër nuk janë të mira vetëm për pamjen tuaj fizike.

Aq më shumë kohë që shpenzoni për t’u forcuar, aq më gjatë mund të jetoni.

A do t’i shpenzonit 6€ në muaj, për me flejt rehat? Tash gjumi i mirë, 20% më lirë!

Hulumtimet e reja nga universiteti Michigan kanë zbuluar se niveli i forcës mund të jetë faktor kyç për zgjatjen e jetëgjatësisë.

Hulumtuesit kanë konstatuar se njerëzit me forcë më të dobët muskulore janë 50% më të prirë të vdesin më herët sesa individët që janë më të fortë.

Ekspertët kanë thënë se mirëmbajtja e forcës muskulore përgjatë jetës – e veçanërisht në vitet më të vonshme – është shumë e rëndësishme për jetëgjatësinë.