Përshendetja e ngrohtë e Kurtit me ministrin e Listës Serbe, Dalibor Jevtiq

Qeveria e Albin Kurtit do të ketë 15 ministri, dy nga të cilat do t’i takojnë Listës Serbe. Kjo parti nuk e ka votuar qeverinë e Kurtit por do të drejtojë Ministrinë për Kthim dhe Komunitete dhe atë të Zhvillimit Rajonal.

Njohësit e Kushtetutës thonë se praktika kushtetuese e lejon që serbët në qeveri të drejtojnë dy ministri nëse numri është më tepër se 12. Ish-Kryetari i Gjykatës Kushtetuese, Enver Hasani ka thënë se ky zakon kushtetues duhet të respektohet deri sa të ketë një vendim të Gjykatës Kushtetuese që e interpreton nenin 96 paragrafin 3 të Kushtetutës së Kosovës.

Qeveria e Albin Kurtit u votua me 66 vota për në Kuvendin e Kosovës më 3 shkurt. Kabineti qeveritar i Kryeministrit Kurti do të ketë dy zëvendësministra, 15 ministri dhe 35 zëvendësministra.Delibor Jevtic dhe Ivan Mihajlovic do të jenë dy ministrat në Qeverinë Kurti që do të udhëheqin me Ministritë për Kthim dhe Komunitete respektivisht Zhvillimit Rajonal.

Neni 96, paragrafi 3 në Kushtetutën e Kosovës për Ministritë dhe Përfaqësimin e Komuniteteve nuk specifikon nëse ministri i tretë duhet të përfaqësojë komunitetin serb.

“Në Qeveri do të jenë së paku një (1) Ministër nga komuniteti Serb dhe një (1) Ministër nga ndonjë komunitet tjetër joshumicë në Kosovë. Nëse janë më shumë se dymbëdhjetë ministra, Qeveria do të ketë edhe një ministër të tretë, i cili përfaqëson një nga komunitetet joshumicë në Kosovë”.

Mirëpo, LVV-ja dhe Kurti jo që ishin kundër të jenë dy ministra në qeveri, por ata thoshin që nëse rritet numri i ministrive, nuk ka gjasë që të jetë më shumë se një ministër nga Lista Serbe.

Albin Kurti dhe Dalibor Jevtiq
Jevtiq gjatë konferencës në Qeverinë e Serbisë