Përse qau Arjan Konomi në Për’Puthen?

Pas të gjithë ngjarjeve që ndodhën mbrëmë në Për’puthen Prime, opinionisti Arjan Konomi u prek dhe shpërtheu në lot.

“Është tallur me mua, me produksionin, me publikun, me djemtë. Ke thënë kaq herë që je e vërteta, e vuajtura. Po moj po, je e vetmja po për shumë gjëra të tjera.

Nuk kam çfarë them. E kuptoj që janë dy njerëz të dashuruar. Kam qenë viktima. Nuk di çfarë të them. U preka dhe duke dëgjuar Hysenin. Alvisa do dhe dashurinë, dhe famën, dhe televizionin, dhe Hysenin”, tha Arjani.

Në një moment, ai madje la studion që të qetësohej dhe kur u kthye u shpreh:

“Situata është shumë e rëndë, gabimi shumë i rëndë. Më vjen keq që Hyseni ka qenë i përfshirë në këtë. Alvisa nuk ka më vend këtu.”

Për’Puthen Prime mbrëmë vuri në qendër të diskutimit thashethemet e gjithë javës për treshen Alvisa-Hysen-Bashkim.

Debati në disa momente doli edhe jashtë kontrollit, duke pasur fyerje e ngritje zëri.