Përse njerëzit vendosin të qëndrojnë në një lidhje që s’janë të lumtur

Kur një lidhje fillon të ketë probleme, nuk është aq e thjeshtë sa të lini çdo gjë mënjanë dhe të hiqni dorë.

Qëndrimi në një lidhje të palumtur mund t’ju duket gjë e kotë dhe budallaqe, por nuk është e zakonshme – madje ka edhe arsye shkencore se përse kjo ndodh, transmeton Telegrafi.

Hulumtuesit e universitetit Utah pohojnë se njerëzit qëndrojnë në lidhje romantike për shkak se ndihen që personi tjetër është shumë i varur në ta, ndërkaq nuk kanë guxim të mjaftueshëm të heqin dorë nga lidhja e palumtur shkaku i zemërgjerësisë apo mëshirës.

Më herët, hulumtimet e kanë ndërlidhur qëndrimin në një lidhje të palumtur me nevoja egoiste, siç është frika për të mos mbetur vetëm ose frika se nuk e gjeni ndonjë partner tjetër.

Sidoqoftë, zbulimet e reja zbulojnë se njerëzit janë shumë më të mëshirshëm kur është fjala për të konsideruar ndarjen.

I publikuar në revistën ‘Journal of Personality and Social Psychology’, studimi zbulon se aq më shumë që një person beson që është i varur partneri, aq më pak janë të prirë ta iniciojnë ndarjen – gjë e cila na bën të kuptojmë se njerëzit qëndrojnë në lidhje të pakënaqshme për hatër të nevojave të partnerit sesa të tyre.

Por, pavarësisht këtyre studimeve, psikologia Madeleine Mason Roantree, e cila merret me çiftet që janë në faza të krizës në lidhjen e tyre, argumenton se frika e të mbeturit vetëm është arsyeja më e zakonshme se përse njerëzit preferojnë të mbesin në një lidhje të palumtur.