Përplasja e Kurtit me Hillin, Selimi: Pak njerëz e dinë që Biden personalisht i kërkoi të kthehet si ambasador

Ish-ministri i Jashtëm i Kosovës, Petrit Selimi, ka reaguar pas deklaratës së kryeministrit Albin Kurti për Ambasadorin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Serbi, Chrisopher Hill, duke thënë se Presidenti Biden i ka kërkuar personalisht atij që të kthehet për të shërbyer si ambasador në Ballkan, raporton Express.

Përmes një postimi në llogarinë e tij në TWitter, Selimi ka thënë se Biden i ka kërkuar Hill që të kthehet nga pensionimi për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshje paqeje afatgjatë mes Kosovës dhe Serbisë.

“Pak njerëz e dinë se Presidenti Biden i ka kërkuar personalisht Ambasadorit Hill që të kthehet nga pensionimi dhe të shërbejë në Ballkan për të ndihmuar në arritjen e një marrëveshje paqeje afatgjatë mes Kosovës dhe Serbisë. Hill ka qenë i dërguari kyç në Rambuje& Doktor Honoris Causa i Universitetit të Prishtinës”, ka shkuar Selimi.

Ndryshe, Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, i është përgjigjur edhe njëherë ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Beograd, Christopher Hill i cili të martën ka deklaruar se “Serbia ishte e përanditur në dialog, por jo edhe pala tjetër”.