Kundërpërgjigje

Përplasen deputetët e Istogut – Rugova, Berishës: AAK do ta sheh ëndërr Istogun, sepse Rugovët janë këtu!

Deputetit nga radhët e LDK-së Naser Rugova i është kundërpërgjigjur, deputetit të AAK-së Bekë Berishës përmes një postimi në facebook, ku ky i fundit ka kërkuar dorëheqjen Enver Rugovës drejtor i drejtoratit të shërbimeve publike në Istog.

Sipas Berishës ai duhët të dorëhiqet sepse është vllau i Naser Rugovës, dhe se është pjesë e klanit Rugova, shkruan Ballkani.

Ndërkaq në anën tjetër Rugova ka thënë se dDihet kush ka logjikë uzurpuese në Istog e Dukagjin.

“Plot fat njihemi mirë mes veti, po këtë dhe do tjerëve si ky i tmerron mbiemri Rugova! Këta kurrë nuk bëjnë më mirë! Ibrahim Rugova gjithmonë fitues, Haki Rugova poashtu, Enver Rugova më i votuari në Istog, Naser Rugova është poashtu deputet me votë të popullit! Pafundësisht do ta shifni ëndërr Istogun sepse Rugovët janë këtu! Vazhdojmë!”, është shprehur Rugova në Facebook.

Ja statusi i plotë:

Të dashur miq,
Deputeti i AAK-së Bekë Berisha në një postim në FB paska kërkuar dorëheqjen e drejtorit të drejtoratit të shërbimeve publike në Istog z.Enver Rugova (asambleisti më i votuar në Istog), paska thënë është vëllau i deputetit Naser Rugova, paska thënë se Enveri është pjesë e klanit Rugova që gjoja e paskan uzurpu komunën! Dihet kush ka logjikë uzurpuese në Istog e Dukagjin, plot fat njihemi mirë mes veti, po këtë dhe do tjerëve si ky i tmerron mbiemri Rugova! Këta kurrë nuk bëjnë më mirë!
Ibrahim Rugova gjithmonë fitues, Haki Rugova poashtu, Enver Rugova më i votuari në Istog, Naser Rugova është poashtu deputet me votë të popullit!
Pafundësisht do ta shifni ëndërr Istogun sepse Rugovët janë këtu!
Vazhdojmë!