Kryetari i Prishtinës

Përparim Rama shërohet nga koronavirusi

Kryetari i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se është shëruar nga COVID-19.

Rama ka shkruar në Facebook se sot ka dalë në zyrë, pasi ka rezultuar disa herë negativ.

“Mirëmëngjesi prej zyrës së Komunës! Mbasi kam rezultuar negativ disa herë, sot, puna po vazhdon prej zyrës. Ju falënderoj për kujdesin që treguat gjatë ditëve të izolimit”, ka shkruar Rama.

Rama para shtatë ditësh kishte njoftuar se është infektuar me COVID-19, për herë të dytë.