Moti

Përmirësohet moti, këto janë temperaturat për sot

Prishtina Weather ka njoftuar se dita e mërkurë do të karakterizohet me mot kryesisht me diell.

Në njoftim bëhet e ditur se mëngjesi do të jetë i ftohtë dhe me ngrica, ndërkaq mesdita kryesisht me diell.

Mot i ngjashëm pritet të jetë edhe gjatë ditës së enjte, por në mbrëmje priten reshje shiu.

Temperaturat minimale gjatë këtyre ditëve pritet të jenë -1 e -3 gradë Celsius, ndërkaq ato maksimalet pritet të jenë 2 gradë celsius, ndërkaq deri të premten pritet një rritje graduale deri në 10 gradë Celsius.

Njoftimi i plotë:

Qarkullimi ajror do të jetë i mirë në këto ditë të motit dinamik, që ndihmon në shpërndarjen e ndotësve ajror nga sipërfaqja, e indeksi i cilësisë së ajrit në përgjithësi mbetet në vlera të pranueshme. Vetëm gjatë periudhave të qetësisë, dhe në pjesë ku nuk mund të ketë qarkullim ajror, ndotësit mund të jenë në koncentrime të rritura e indeksi i cilësisë të kaloj edhe në vlera të dobëta e shumë të dobëta.

1.12 – Kryesisht me diell. Në mëngjes ftohtë e me ngrica.

2.12 – Vransira dhe intervale me diell. Deri në mbrëmje vende-vende priten mundësi për reshje të dobëta shiu.

3.12 – Mot i butë, kryesisht me vranësira, herë herë me riga lokale shiu.

Temperaturat minimale këto ditë zbresin deri në -1C e -3C, e deri të premten rriten në 4C. Edhe temperaturat maksimale pësojnë rënie ditën e martë deri në 2C, e më pas në rritje graduale deri në 10C të premten.

Do të fryjë erë mesatare dhe fuqishme, të hënën nga jugperëndimi 5-10m/s, e të hënën gjatë natës dhe të martën ndryshojnë kahjen nga veriu e frynë me hove deri në 17m/s (60km/h).

Shtypja atmosferike do të jetë e ndryshueshme këto ditë, nga vlera të ulëta ditën e hënë, shënon rritje deri të mërkurën, e më pas deri të premten sërish në rënie.