Përmes pikturimit përshkruan brigjet e Paqësorit

Kendra Allenby është një femër që pëlqen të bëj gjëra të jashtëzakonshme. Karikaturat e saj që shpesh herë paraqiten në të përditshmen “The New Yorker”, eksplorojnë absurditetin e jetës njerëzore duke shpalosur apartamente të ngushta dhe të bukura apo bare të mbushura përplot me njerëz. Projekti aktual i saj është udhëtimi përgjatë brigjeve të Oqeanit Paqësor. Me fletat e pikturimit, me ngjyrat në dorë dhe bashkëshortin e saj në mbështetje, Kendra është duke dokumentuar një udhëtim 5 muaj e gjysmë që përfshin bukuri epike dhe stres të pashmangshëm duke dokumentuar vazhdimisht momentet pikante të udhëtimit të tyre përmes pikturave.

Unë quhem Kendra dhe jam karikaturiste dhe jam duke bërë ecje nëpër mal për 5 muaj. Ne këtë udhëtim me bashkëshortin tim e filluam nga kufiri i Meksikos deri në Kanada. Kemi kaluar nëpër shkretëtira, fusha dhe male, edhe nëpër borë – u shpreh Kendra Allenby, karikaturiste dhe alpiniste.

Dhe përderisa destinacioni i çiftit është i qartë, Kendra është duke menduar se ku do të ekspozohet karikatura e saj e re