Përmbytje nga reshjet e shiut në Gjakovë

Të reshurat e fundit të shiut kanë shkaktuar përmbytje në komunën e Gjakovës.

Sipas zëdhënësit të AKR-së në Gjakovë, Ali Tafarshiku, vërshimet te lumi Krena janë bërë si pasojë e punimeve që janë bërë dhe pakujdesisë gjatë ndërtimit të shtratit ndaj gypave të ujërave të zeza.