Si pasojë e reshjeve të dendura që vijojnë prej tw enjtes, shumë zona të kryeqytetit dhe rajone të Bosnjë-Hercegovinës janë vërshuar nga ujërat

Bosnja po përjeton edhe rritje të rasteve me COVID-19, ndërsa shirat do të prekin pacientët në spitale pasi kompania që prodhon oksigjen është përmbytur.

Shirat e vazhduar e kanë përkeqësuar në fundjavë bilancin e përmbytjeve në Bosnjë-Hercegovinë dhe disa pjesë të shtetit ballkanik po qëndrojnë nën ujë.

Me qindra godina në rrethinat e Sarajevës, janë zhytur që nga e premtja si pasojë e reshjeve të shumta, të cilat shkaktuan erozion dhe detyruan evakuimin me barka në Rajlovac dhe në Osijek dhe një pjesë e madhe e kryeqytetit kishte mbetur pa energji elektrike pak orë pas shirave të parë.

Shirat në Bosnjë kanë filluar të enjten mbrëma dhe parashikimet janë që ato të vazhdojnë deri të dielën.

Situata ka rritur frikën për përsëritjen e përmbytjeve katastrofike të vitit 2014 kur u përmbyt një e treta e popullatës.

Ndryshe, ditët e fundit Bosnjë-Hercegovina kishte pasur ditë të pazakonta moti të kthjellët me temperatura mbi 20 gradë Celsius.