Përleshje e rëndë në Prishtinë, një i plagosur

Dy persona janë lënduar, ndërsa njëri prej tyre është therur me thikë si pasojë e një rrahje që ka ndodhur në rrugën “Fehmi Agani” në Prishtinë.

Ngjarja ka ndodhur të premten, rreth orës 22:20.

“Është raportuar se ka ndodhur një rrahje në mes të disa personave, si pasojë dy viktima meshkuj kosovarë  kanë pësuar lëndime. Njëri prej viktimave kishte marr lëndime të rënda trupore nga ndonjë mjet i mprehtë – thikë. Të lënduarit janë dërguar për tretman mjekësor në QKUK dhe sipas mjekëve gjendja e tyre është jashtë rrezikut për jetë”, thuhet në raportin e PK-së.

Në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore, të cilat janë duke e hetuar rastin dhe nuk raportohet për të arrestuar.