“Brukseli duhet të pyesë veten pse po ndërhyn në politikat e brendshme, duke shkuar aq larg sa të përfshihet në formimin e një qeverie në një vend sovran si Serbia”, kështu ka reaguar zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme në Rusi, Maria Zakharova, e cila vazhdimisht i del në mbrojtje Beogradit dhe nuk kursehet në sulmet ndaj Perëndimit.

E pyetur mbi qëndrimin e Moskës për faktin se Aleksandar Vullini u përjashtua nga qeveria e re në Serbi pas kritikave të BE, Zakharova tha se BE duhet të qortojë ashpër veten për ndërhyrjen në punët e brendshme të një shteti sovran.

Ajo riktheksoi vullnetin e Rusisë për të ndërtuar bashkëpunim te dobishëm me Serbinë në frymën e marrëdhënieve tradicionalisht miqësore.