Lajmi i fundit

Përfundon operacioni policor në tri komunat në veri, lidhur me sulmin terrorist në Banjskë

Ka përfunduar operacioni policor në pesë lokacione në tri komunat në veri të vendit, në lidhje me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëvendës drejtori për veriun e Mitrovicës, Veton Elshani.

Sipas tij, operacioni u zhvilluar në tri komuna, në pesë lokacione.

Ndërkaq, Policia e Kosovës ka bërë të ditur se sot kanë zhvilluar kontrollore në pesë lokacione në tri komunat në veri të vendit dhe ky operacion lidhet me sulmin terrorist në Banjskë të Zveçanit.

Në njoftimin për media thuhet se këto urdhër kontrolle po zbatohen në koordinim me EULEX-in dhe KFOR-in.

Telegrafi merr vesh se Njësia Speciale e Policisë së Kosovës së bashku me EULEX-in dhe KFOR-in janë në rrugën ku ndodhet restoranti Grey, që raportohet se është i gruas së Milan Radoiçiqit.

Reklama

Policia e Kosovës kanë kontrolluar përreth garazhet dhe objektet, ndërkaq i ka larguar disa vetura me regjistrim të Beogradit dhe një tjetër pa tabela.