Është mbyllur numërimi në 16 vendvotimet e para në Drenas.

Ballkani.info ka siguruar votat e 51 kandidatëve të parë të PDK-së sipas numrit rëndor.

Ajo çka bie në sy është numri i madh i votave për kandidatët e kësaj komune, derisa prinë Bedri Hamza, i dyti nuk është dyshi i kësaj partie, por 51-shi, Petrit Hajdari.

4,467 është numri i votave për kandidatin për kryeminsitër, derisa Hajdari ka marrë hiç më pak se 2,440 në vetëm 16 vendvotime, duke tejkaluar kështu edhe kreun e PDK-së, Memli Krasniqin që ka 2,309 vota./Ballkani.info/