Kryesia e Partisë Demokratike të Kosovës ka përfunduar mbledhjen e saj pas pothuajse 3 orëve.
Sipas burimeve të Ballkani.info, në mbledhje ushtruesi i detyrës së kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka informuar Kryesinë për takimin e djeshëm me kreun e VV-së, Albin Kurti dhe me u.d. të presidentes Vjosa Osmani.
Në mbledhje gjithashtu është disktuar rreth qëndrimit të PDK-së për zgjedhjen e Presidentit të ri.
Kurse, para fillimit të mbledhjes u.d. i kryetarit të PDK-së, Enver Hoxhaj ka thënë se do të diskutohet për rezultatin pas zgjedhjeve të 14 shkurtit, që e radhitën PDK-në në vendin e dytë.







