Përfundon ‘makthi’ për Feron, i rikthehet Instagrami?

Fero më në fund duket se riktheu llogarinë e tij në Instagram.

Ditët e fundit, në Instagramin e Feros janë bërë postime të ndryshme, që lanë të kuptohet se atij iu hakua llogaria.

Nga ofendimet deri te kërcënimi me publikimin e gjërave private, ishin postimet në Instagramin e Feros.

Por, nëse shikon tani llogarinë e reperit, duket se e gjithë ajo ka marrë fund, ani pse mbetet ende e paqartë nëse kjo është një lojë e Feros apo me të vërtetë i ishte hakuar Instagrami.

Megjithatë, përshkrimi ofendues tek të dhënat e Feros dhe postimet e tjera të tilla tashmë janë fshirë.