Rasti

Përfshihet nga zjarri një banesë në Skenderaj, i dyshuari ndalohet në polici

Është përshirë nga zjarri një banesë në Skenderaj.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 03:00 në rrugën “Fehmi e Xhevë Lladrovci”, shkruan lajmi.net.

Rastin e ka konfirmuar për lajmi.net zëdhënësi i policisë, Avni Sahiti, ku tha se nuk është raportuar për persona të lënduar.

Lidhur me rastin është arrestuar një person i dyshuar dhe i është caktuar masa e ndalimit policor.

“Rreth orës 03:00, është raportuar për një incident zjarri i ndodhur në një  banesë  në  rrugën “Fehmi e Xhevë Lladroci” në Skenderaj. Nuk është raportuar për ndonjë person të lënduar. Lidhur me rastin një   person është arrestuar dhe të njëjtit me aktvendim të  prokurorit i është  caktuar masa e ndalimit policor. Rasti është iniciuar dhe po hetohet për veprën penale ‘Shkaktim i rrezikut të përgjithshëm’”, ka thënë Sahiti.