Përfaqësueset e VV-së refuzojnë ta thonë hapur nëse do të ngrihen për himnin e Kosovës

Kandidatja për deputete e Lëvizjes Vetëvendosje, Albulena Haxhiu tha se, Vetëvendosje i respekton simbolet shtetërore, por ka refuzuar të përgjigjet nëse ajo do të ngritët në këmbë për himnin e Kosovës.

“Nuk mundemi mos me u ngrit në këmbë kur votohet Qeveria Kurti. Veprimet tona si opozitë kanë qenë mesazh për të tjerët, pse Vetëvendosje nuk pranon simbole të imponuara që nuk janë vullnet i qytetarëve por kanë dal në konkurs. Kemi pas raste kur kemi qenë në delegacion jashtë vendit dhe Serbia ka kërkuar heqjen e flamurit dhe nuk jemi kthyer në takim deri sa ai është vendosur përsëri. Do t’i respektojmë simbolet shtetërore. Prioritet janë sot shëndetësia, arsimi, rendi e ligji”, ka thënë ajo duke shtuar se e do t’i pyesim qytetarët për simbolet shtetërore.

Kandidatja për deputete, Fitore Pacolli ka thënë se është në interesin e qytetarëve se a do t’i përfaqësojnë drejtë e denjësisht qytetarët në Kuvend.

Kurse Arbërie Nagavci ka thënë se i kanë bërë të qarta synimet e tyre për simbolet shtetërore.

“Ne e kemi bërë të qartë respektimin e simboleve shtetërore. Ne synimet tona edhe të drejtën tonë për vetëvendosje vazhdojmë ta kemi synim për të cilin angazhohemi. Por si ka ndodhë edhe deri më tani, kur i marrim përgjegjësit i marrim të plota”, ka thënë ajo në Rubikon.

Nënkryetarja e Vetëvendosjes, Fatmire Kollçaku ka thënë se flamuri i Kosovës është i imponuar dhe si i tillë ka ardhur në ditën e shpalljes së pavarësisë.

loading…