Përdorimet e kafesë për trajtimet tuaj të bukurisë

Ruajeni bustinat tuaja të kafes së mëngjesit pasi mund t’ju duhen dhe pse nuk e kishit menduar më parë.
Kafja është një produkt që mund të na ndihmojë në trajtimet tona të bukurisë.

Këto janë disa mënyra:

Për flokët tuaj: Ajo shërben për të rritur shkëlqimin dhe për të mbajtur ngjyrën tuaj kafe ose të zezë, pa përdorimin e kimikateve. Përzieni një lugë çaji (ose dy, në varësi të trashësisë dhe gjatësisë së flokëve tuaj) me pak balsam për flokët dhe aplikojnei atë pas shampoos. Lijeni më pak se 5 minuta dhe më pas vazhdoni proçesin si gjithmonë.

Për buzët: Në shenjën e parë që ju japin buzët për të kuptuar që janë plasaritu, mos përdorni labello ose buzëkuq por përzieni ½ e lugës së çajit me ½ mjaltë për të krijuar një skrab të butë, por efektiv

Për sytë: Rrathët e errët nën-sy dhe fryrja e tyre-shkaktuar nga gjenetika, alergjia ose mungesa e gjumit-janë një ankesë e zakonshme e bukurisë. Për ta korigjuar atë, aplikoni bustinën e ftohur të kafesë në zonën tuaj nën sy, mbajeni për për 10 minuta dhe shpëlarje mirë.

Për fytyrën: Hiqni toksinat dhe pastroni poret me vetëm dy përbërës: me kafenë të pasur me antioksidantë dhe vaj ulliri të pasur me yndyrë të shëndetshme për të rinovuar dhe për një ngjyrë të njëtrajtshme të saj.