Gjykata japoneze të martën dënoi një person me vdekje për vrasjen dhe gjymtimin e nëntë personave, shumica prej të cilëve kishin shkruar se kishin mendime vetëvrasëse në rrjetin social. Ky rast kishte tronditur Japoninë, pasi ishte mësuar se ai kishte mësuar se Takahiro Shiraishi i kishte mashtruar dhe vrarë 9 persona në banesën e vet në Tokio, kufomat e viktimave i kishte copëtuar dhe i kishte mbajtur në banesën e tij.
Takahiro Shiraishi ishte deklaruar i fajshëm para gjykatës dhe kishte deklaruar se nuk do të ankohej për vendimin e dënimit të tij me vdekje.
Policia japoneze kishte arrestuar Shiraishi në vitin 2017 pasi kishrte gjetur trupat e tetë grave dhe një burri të copëtuar në frigoriferë në banesën e tij.
Hetuesit kishin thënë se Shiraishi ju kishte afruar viktimave të tij përmes Twitter, duke ju ofruar ndihmë atyre me dëshirat e tyre për vetëvrasje. Ai kishte vrarë gra, përfshi adoleshente, pasi i kishte dhunuar, dhe po ashtu kishte vrarë edhe të dashurin e një prej viktimave të tij për ta heshtur atë.
Në rrjetin social Twitter kishte përdorë emrin ‘Hangman’ (xhelati) duke ju premtuar viktimave të tij të vdesin dhe i ftonte ata në banesën e tij. Megjithëse, avokatët e tij mbrojtës kishin argumentuar se ai ju asistonte viktimave të tij të vdesin, Shiraishi më vonë kishte thënë se ai i kishte vrarë pa pajtimin e tyre.







