Përberësit kryesor në kuzhinën tradicionale kosovare

Kuzhina tradicionale kosovare ka bërëres mjaftueshëm por edhe mund të i’a dalesh edhe me pak dhe te kesh diçka të shijshme në tryezë.

Kuzhina kosovare është e ngjashme me kuzhinë e vendeve përreth si Shqipëria, Mali i Zi, jugu i Serbisë, Republika e Maqedonisë, si dhe ndikimim të madh ka pasur edhe nga kuzhina turke, po thuajse i gjithë ballkani ka ngapak ngjashmëri në kuzhinë. Në ushqimet e përbashkëta përfshihen byreku, flia, qebab, suxhuk dhe salcice të tjera, speca të mbushura, mishi i qengji, fasulja, sarma, burjan, pitja dhe orizi. Megjithatë, kuzhina ndryshon paksa mes rajoneve të ndryshme.

Buka dhe bulmeti janë të rëndësishme në kuzhinën kosovare. Më të përdorur gjerësisht nga bylmeti janë qumështi, kosi, ajrani, djathi dhe kajmaku.Perdorimi i mishit është i pashmangshëm në kuzhinat kosovare, si mish lope, mish pule dhe qengji, fasule, oriz dhe specat janë, gjithashtu, pjesë e madhe e dietës së Kosovës. Perimet përdoren sipas sezoneve. Zakonisht, trangujt, domatet dhe lakra bëhen turshi, shtesat e tilla si kripë, piper i zi, piper i kuq dhe Vegeta janë gjithashtu popullore.

Një element tjetër, që e bën Kosovën të njohur është edhe tradita e shkëlqyer e prodhimit të verës. Pjesa jugore e vendit njihet për kultivimin me traditë, ku mijëra hektarë vreshta ofrojnë verë cilësore dhe me kualitet të lartë. Vera e Kosovës sot ka depërtuar gjithandej në tregjet ndërkombëtare. Veç kësaj, kultivimi dhe përgatitja e troftës është një traditë tjetër në Kosovë. Me gjithë kuzhinën e pasur tradicionale, restorantet e shumta, kafenetë, bistrot dhe hotelet moderne ofrojnë llojllojshmëri të menyve ushqimore dhe pijeve nga vende dhe kultura të ndryshme të botës.