Video

“Për Tiranë”, bashkëpunimi i ri i Eni Kocit e Genc Prelvukajt 

Çifti i njohur i estradës, artistët, Genc Prelvukaj e Eni Koci, e kanë publikuar këngën e tyre më të re, të titulluar “Për Tiranë”, pjesë e së cilës është edhe artisti, Granit Ismajli.

Të tre këngëtarët këngës i kanë bashkëngjitur edhe një video klip, brenda të cilit, secili prej tyre shfaqet nga një skenë unike.

Në më pak se 15 orë që prej publikimit, kënga ka grumbulluar mbi 100 mijë klikime në platformën YouTube, përcjell Klanksova.tv.

Kjo nuk është hera e parë që Genci dhe Eni sjellin këngë të përbashkët – “Vetëm ti”, “Ama”, “Shi bie në Tiranë”, “Harrove”, janë projektet që ata kanë publikuar bashkë në të kaluarën e që rezultuan super të suksesshme.